Speciale

Ku t’ia fillojmë me Denis Villeneuve

Një shteg për fillestarët përmes perlave të kineastit kanadez Denis Velleneuve.

Nga Katherine McLaughlin për British Film Institute, përktheu nga origjinali Rruga Press

Arrival (2016)

Pse ky udhëtim mund të mos duket i thjeshtë?

Dhuna merr shumë forma, impakti brutal mbetet tek njerëzit dhe zë vend për vite, duke lënë plagë psikologjike që janë të vështira të lëkunden. Në filmat e regjizorit Denis Villeneuve, kërcënimi i dhunës dhe pasojat e saj janë shpesh katalizatori për ekzaminime komplekse të problemeve të thella shoqërore, të marrëdhënieve me dinamika shtypëse, indetitare dhe të gjendjes njerëzore.

Përveç insteresit të përsëritur në fantashkencë tek filmat Arrival (2016), Blade Runnes 2049 (2017) dhe Dune (2021), Villeneuve nuk ka ngecur vetëm tek një zhanër i caktuar në katalogun e tij prej nëntë filmash deri tani. Ai gjithmonë ka punuar në mënyrë mahnitëse në tentativën e tij për të shpërfaqur reflektime konfrontuese të realitetit. Ai citon filmin ‘2001: A Space Odyssey’ (1968) të Stanley Kubrick si ndikuesin e tij kryesor në stilin vizual dhe i falenderohet filmit ‘Close Encounters of the Third Kind’ (1977) të Steven Spielberg si një shembull i hershëm i dashurisë me filmin. Ky film gjithashtu e drejtoi mahnitjen e Villeneuve për tek Vala e Re Franceze, falë takimit më veprën e François Truffaut, dhe këto dy pole – Vale e Re dhe Spielberg – u përbashkuan në debutimin e tij të parë me metrazh të gjatë.

Terreni kaq imponues, e bëri atë regjizorin tipik filmat e të cilit kanë pikë qendrore pamjet ajrore të peisazheve të hapura ku njerëzit duken si pika në horizont. Krijimi i qëllimtë i ritmit brenda skenës, mbylljet e heshtura dhe vendpamjet e gjëra plot dinamike gjithashtu mbizotërojnë. Tregimi plot suspance dhe përndjekje i Villenueve, na kujton shpesh autoritetin e vockël që mbartim përball sfondit të natyrës. Këto panorama të fuqishme përçojnë tensionin e thellë ndërmjet lirisë individuale dhe institucioneve fuqiplotë.

Filmi më i mirë për t’ia nisur – Incendies

Incendies është filmi që e vendosi një herë e mirë Villeneuve në skenën ndërkombëtare, pasi u shfaq në festivalet e filmit në Venecia dhe Toronto dhe fitoi Oscar si filmi më i mirë në gjuhë të huaj (frengjisht). Sëbashku me filmin Polytechnique (2009), bënë një dyshe filmash që trajtonin dhunën mizogjine, temë me të cilën Villeneuve vazhdoi karrierën pas një përgjumje një dekadëshe.

Filmi Incendies vjen si përshtatje e tragjedisë së Wajdi Mouawad mbi një luftë civile fiktive në Lindjen e Mesme dhe në dedikim shkruan “Për gjyshet tona“. Është një tragjedi Edipiane që vëzhgon pasojat e luftës nga perspektiva e një gruaje, dhe ekzaminon traumën ndërbreznore, gjithë këtë duke e sjellur filmin përsëmbrapshti deri në zbulimin e një përfundimi shkatërrues. Dy narracione shpalosen: njëri nga perspektiva e një gruaje që përjeton tortura dhe dëshmon dhunë të pashprehshme dhe tjetri përmes dy femijëve të saj binjak. Binjakët janë të ngarkuar të ç’kodojnë misterin e jetës së mamasë së tyre dhe të gjejnë babain në mungesë për të përmbushur dëshirën e fundit të mamasë në pragvdekje.

Incendies (2010)

Incendies trajton plagët e konfliktit dhe torturës dhëmb për dhëmb, duke qëndruar kokëfortë në pasojat e tyre dhe duke kërkuar të vërtetën. Rekuiemi është i orkestruar imtësisht jo vetëm për të vdekurit, por sidomos për ata që kanë pësuar metamorfozë nga makinacionet mizore të luftës.

Villeneuve heq linja direkte nga ky film në temat që do mbizotërojnë në filmat e tij të mëvonshëm. Motivet përshfijnë komunikimin dhe dehumanizimin, indentitetet e dyfishta dhe institucionet, armatimin e njerëzimit dhe dualitetin e natyrës njerëzore. Nëse e nis me Incendies, do ndjesh të gjitha këto motive, si dhe zhvillimin teknik të vetë regjizorit. Imazhet joshëse dhe provokuese vijnë të mbështjella me intrigë dhe domëthënie.

Po pastaj, cili film e ka radhën?

Kërkimi i palodhshëm i të vërtetës zë vend qendror te filmat Prisoners (2013) dhe Sicario (2015), filmat e parë të Villeneuve në Hollywood. Në secilin film ai bashkëpunon me mjeshtra të zanatit, kinematografin Roger Deakins dhe kompozitorin Jóhann Jóhannsson, për të krijuar atmosferë apokaliptike në të cilën dhuna fshihet ogurzisht, gjithmonë gati për tu shfaqur brutalisht.

Thriller-krimi Prisoners paraqet shthurjen e thellë në të cilën bie një baba, pasi vajza e tij zhduket, supozisht e grabitur. I bindur se fajtor është një vendali i paaftë mendërisht, babai i dëshpëruar ndërmerr vetëmeveti një nisëm shkatërrimtare. Ai ndalon burrin e pafajshëm, duke menjanuar ligjin dhe provat, dhe e merr në pyetje nën presionin e dhunës.

Ndërsa, Sicario është një western-thriller i ditëve moderne, me protagoniste Emily Blunt si një agjente e FBI-së, bota e së cilës shkërmoçet kur ajo thërritet nga CIA për të përndjekur një kokë të kartelit të drogës jasht kufirit, në Meksikë. Asnjëri nga filmat nuk ka reference 11 shatorin, por pashmangshmërisht ata përshkruajnë një Amerikë ku frika dhe paranoja janë forcat udhëheqëse mbizotëruese dhe sistemet janë të ndertuar mbi metoda të dënueshmërisë morale me kusht për të arritur synimet.

Sicario (2015)

I vendosur në Toronto, Kanada, filmi Enemy (2013) është thrilles misteriozo-sureal, me protagonist Jake Gyllenhaal si mësues historie, identiteti i dytë i të cilit është aktor. Filmi është një përshtatje e romanit të José Saramago ‘The Double’. Gjithçka sillet rreth konfliktit të brendshëm ndërmjet IDit dhe EGOs të njeriut dhe çel temat e instiktit shkatërrues të njeriut dhe historisë që përsërit vetveten.

Regjizori merret me këto tema me një dhunti vizuale poetike tek Arrival, një përshtatje e romanit të Ted Chiang ‘Story of Life’, dhe tek filmi fantashkencë Blade Runner 2049.

Tek filmi Arrival, Amy Adams luan rolin e një gjuhëtareje të ngarkuar me përkthimin e simboleve misterioze që kanë lenë alienët përreth botës. Kur bota ndërpret të gjitha format e komunikimit dhe vendos të shkojë në luftë, gjithçka varet nga vullneti paqedashës i Amy Adams për të shmangur pasojat. Tek Blade Runner 2049, mercenari i bindur Ryan Gosling e qan me lot rrugën plot dëbore nga LA në Las Vegas, në tentativë për të gjurmuar një Deckard (Harrison Ford) të humbur, heroin e filmit origjinal të vitit 1982 nga Ridley Scott. Ky është një mision përndritës që e transformon protagonistin nga një vrasës gjakftohtë në një veprimtar të së mirës dhe ndryshimit. Filmi nuk flet për një të ardhme të largët dhe është i mbizotëruar nga peisazhe të mjedisit të shkatëruar dhe të dehumanizimit në epokën digjitale.

Blade Runner 2049 (2017)

Me cilin film mos t’ia nisësh?

Villeneuve punoi me filmin Polytechnique në të njejtën kohë që punoi me filmin Incendies. Pavarsisht temës së njejtë mbi dhunën mizogjine, është një ‘anomali’ në CV-në e tij, përderisa është i vetmi film i bazuar totalisht mbi një ngjarje të vërtetë dhe ka rezultuar të jetë goxha kontradiktorë. Në dhjetor të vitit 1989, ndodhi një akt terrorist në një shkollë inxhinierie në Montreal, ku një burrë i cili deklaroi se po ‘luftonte feminizmin’, qëlloi në turmë duke vrarë 14 gra dhe duke plagosur 10 gra të tjera e 4 burra. Gati 20 vite pas të shtënave, aktorja Karine Vanasse i kërkoi Villeneuve që të bënte një film si akt i përkujtimit të atyre që vdiqën në tragjedi.

Pas një viti kërkimesh dhe bisedash me të mbijetuar dhe anëtarë të familjeve, Villeneuve dhe bashkpunëtorët e tij prodhuan një film që jep dëshmi të një sulmi mbi demokracinë, feminizmin dhe edukimin. Ishte një rikthim problematik për regjizorin, pas një boshlleku në prodhimtari, por një rikthim që shprehu se si dhuna mund te formësojë identitetin.

©RrugaPress Të gjitha të drejtat të rezervuara

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *