Bota

Avioni turk pa pilot, Bayraktar “Kizilema” bën histori, godet objektivin e parë me raketë ajër-ajër

Bayraktar “Kizilema”, avioni i parë pa pilot i zhvilluar plotësisht në Turqi nga kompania Baykar, ka shënuar një arritje historike në aviacionin luftarak botëror. Gjatë një testimi në zonën e qitjes në Sinop, “Kizilema” goditi me saktësi të plotë një objektiv ajror me motor reaktiv duke përdorur raketën ajër-më-ajër.

Ky test shënoi edhe herën e parë në historinë e aviacionit që një luftëtar pa pilot shkatërroi me sukses një objektiv ajror me motor reaktiv duke përdorur një raketë BVR (Përtej Fushëpamjes).

Lexo më shumë  Ukrainasit ngrenë flamurin në Pokrovsk: Qyteti nuk ka rënë, lufta vazhdon

Testi u ndoq nga afër edhe nga avionë F-16 dhe droni AKINCI, të cilët monitoruan operacionin dhe konfirmuan goditjen e suksesshme. Sipas autoriteteve turke, ky është një hap i madh drejt operimeve të avancuara ajrore, duke e pozicionuar “Kizilemën” si një prej platformave më premtuese të gjeneratës së re.

“Kizilema” është zhvilluar dhe testuar qysh nga nisja në vitin 2021, deri te fluturimi i parë në fund të 2022-ës, dhe me vazhdimësi të testeve gjatë këtij viti. Suksesi i fundit, pra goditja me raketë ajër-ajër BVR, vjen si kulm i një procesi të planifikuar me kujdes dhe seriozitet.

Lexo më shumë  Costa: Ndërhyrja amerikane në punët e brendshme të BE-së është e papranueshme

Me këtë sukses, Turqia forcon më tej rolin e saj në industrinë e mbrojtjes, duke demonstruar aftësi të plota teknologjike në zhvillimin e mjeteve ajrore pa pilot me kapacitet luftarak.

YouTube player