KryesoreLajme

Durmishi: Kemi filluar sanimin e gropave në të gjitha rrugët e Kosovës

Ministri në detyrë i Ambientit, Transportit dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar se është përmbushur premtimi i dhënë një javë më parë për fillimin e sanimit të gropave në rrugët e Kosovës.

“Ashtu siç jemi zotuar javën e kaluar, sot kemi filluar sanimin e gropave në të gjitha rrugët që janë në kompetencë të Ministrisë.

Lexo më shumë  Murati për Hamzën: Premton rritje pagash e pensionesh, por PDK vetë nuk e votoi buxhetin

Brenda kësaj jave do t’i sanojmë të gjitha gropat në të gjitha akset rrugore.

Siguria dhe qarkullimi i lehtë mbeten prioriteti ynë”, ka thënë ministri në detyrë.

Sipas tij, punimet tashmë kanë nisur në të gjitha akset rrugore që janë në kompetencë të ministrisë.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  2,076,290 qytetarë me të drejtë vote në zgjedhjet e 28 dhjetorit