KryesoreLajme

Kurti takohet me Alban Skënderajn: “Rinia shqiptare ka energji për progres. Arti po i prin zhvillimit”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë të gjatë me këngëtarin e njohur shqiptar, Alban Skënderaj, me të cilin ka diskutuar për energjinë, lirinë, progresin dhe kureshtjen që karakterizon rininë shqiptare sot. Kurti theksoi se Kosova dhe Shqipëria kanë përpara një zhvillim të pakthyeshëm, të cilin, sipas tij, e udhëheq edhe arti e kultura e artistëve shqiptarë.

Lexo më shumë  Ndërtimet në Orikum dhe Dukat/ Banorët: Do të rikthehen protestat e vitit 2009, kur e kemi përzënë policinë me gurë

Gjatë vizitës së tij në Prishtinë, Alban Skënderaj mbajti katër net radhazi koncerte të mbushura në palestrën “1 Tetori”, ku performoi për mbi dy orë çdo natë, duke emocionuar mijëra artdashës.

Kryeministri Kurti e përgëzoi artistin për koncertet “e jashtëzakonshme”, duke i uruar edhe shumë dekada të tjera karrierë të suksesshme.

Rruga Press

Lexo më shumë  Kurti priti në takim ambasadorin e ri të Belgjikës, biseduan për zgjerimin e partneritetit
YouTube player