KryesoreLajme

Tjetër skandal/ Shembet bankina në rrugën Pogradec-Qafë Plloçë

Një pjesë e trotuarit në aksin Pogradec–Qafë Plloçë, në segmentin që kalon pranë fshatit Gështenjas, është shembur plotësisht.

Shembja është konstatuar ditët e fundit, ndërsa bashkë me rrëshqitjen e trotuarit raportohet se janë dëmtuar edhe rrjetet nëntokësore. Rrëshqitja është e konsiderueshme dhe për momentin nuk dihet nëse ajo rrezikon edhe karrexhatën e rrugës.

Lexo më shumë  Osmani uron Sirinë për Ditën e Çlirimit: Të dy vendet tona kanë njohur kapitujt më të errët të shtypjes

Përveç dëmtimit të trotuarit, ky aks prej muajsh është pa ndriçim, ndonëse kalon mes zonave të banuara, duke rrezikuar seriozisht jetën e këmbësorëve.

Sipas të dhënave, rikonstruksioni i rrugës, zgjerimi i korsive, vendosja e trafikndarësve, trotuareve dhe sistemi i ndriçimit, përfunduan si investim në shtator të vitit 2018.

Aksi Pogradec–Qafë Plloçë njihet prej vitesh si një nga “njollat e zeza” të juglindjes, sa i përket aksidenteve rrugore.

Lexo më shumë  Oficeri i FSK-së diplomon në SHBA dhe shpërblehet me Medalje për Arritje Ushtarake

Rruga Press

YouTube player