Bota

Mbi 80.000 ushtarë izraelitë po trajtohen për çrregullime psikologjike që nga fillimi i luftës

Numri i ushtarëve izraelitë që po marrin trajtim për çrregullime psikologjike është rritur ndjeshëm që nga fillimi i luftës në Gaza dy vite më parë, tha të dielën një zyrtar i Ministrisë izraelite të Mbrojtjes.

Zëvendëskryetarja e Departamentit të Rehabilitimit në ministri, Tamar Shimoni i tha Radios së Ushtrisë se ministria trajtonte rreth 62.000 raste psikologjike në mbrëmjen e 7 tetorit 2023, ndërsa sot shifra ka arritur në afro 85.000 një rritje që ajo e përshkroi si “të paprecedentë”.

Lexo më shumë  Kryeministri kanadez: Kërcënimet e Trump për tarifa janë pjesë e strategjisë së negociatave

Ajo tha se një e treta e ushtarëve izraelitë po përballen me probleme psikologjike të lidhura me ngjarjet e 7 tetorit.

Shimoni shtoi se një terapist po trajton deri në 750 pacientë, dhe në disa zona edhe më shumë, gjë që e bën të vështirë që të gjithë të marrin ndihmën e nevojshme në kohë.

Në nëntor, gazeta Yedioth Ahronoth paralajmëroi për një “krizë të gjerë psikologjike” në Izrael, duke cituar rritjen e varësisë nga droga dhe pothuajse dy milionë njerëz që kanë nevojë për mbështetje të shëndetit mendor, përfshirë numër të madh ushtarësh.

Lexo më shumë  Sanksionet detyrojnë Rusinë të nxjerrë në përdorim avionët e epokës sovjetike

May be an image of text

Rruga Press

YouTube player