KryesoreLajme

Rama, 3 mln euro për betejën e dështuar me Beketin/ Fatura e fryrë për studiot ligjore në Arbitrazh

Beteja e dështuar e kryeministrit Edi Rama në Arbitrazhin Ndërkombëtar me sipërmarrësin italian, Francesko Beketi, e ka rënduar buxhetin e shtetit me një faturë të rëndë, në shumën mbi 3 milionë euro, vetëm për mbrojtjen ligjore.

Pak ditë më parë, Gjykata e Apelit e Arbitrazhit në Paris la në fuqi vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit të Bankës Botërore, ICSID, e cila e dënoi qeverinë e Ramës me 110 milionë euro, e cila përbën gjobën më të rëndë ndaj Shtetit Shqiptar në të gjithë historinë e tij.

Në vitin 2019, Rama doli humbës përballë Beketit. Por kryeministri u shfaq i prerë se nuk do t’i paguante asnjë lekë atij që e konsideronte si “mashtrues” apo “marifetçi të paskrupullt”.

Lexo më shumë  Protesta e vetmuar e mësuesit: Kukësi pa rini në ditën kombëtare të rinisë

Për të çuar deri në fund bindjen e tij, kryeministri angazhoi fondet publike për të ndryshuar vendimin e Gjykatës së Bankës Botërore në Arbitrazhin e Apelit. Kjo sipërmarrje e Ramës e rriti në mënyrë eksponenciale faturën për studiot ndërkombëtare ligjore.

Vetëm gjatë muajit nëntor 2025, Ministria e Financave ka paguar dy fatura, me një vlerë të përgjithshme rreth 300 mijë euro. Kjo pagesë, i shtohet edhe të tjerave të kryera gjatë viteve të fundit, të cilat në total arijnë në shifrën e mbi 3 miliardë lekë të vjetra ose diçka më shumë se 3 milionë euro.

Përplasja e kreut të qeverisë me Beketin nisi në fund të vitit 2014, për shkak të linjës editoriale që mbante televizioni “Agon Channel”, në pronësi të sipërmarrësit italian.

Lexo më shumë  24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen për aftësi të veçanta

Beketi nuk pranoi ndërhyrjet e njerëzve pranë kryeministrit Rama dhe, ky i fundit, angazhoi strukturat qeveritare, përfshirë edhe Policinë e drejtësinë, për të goditur Francesko Beketin.

Biznesmeni italian u largua nga Shqipëria për t’i shpëtuar në urdhëri arresti abuziv dhe ndoqi rrugën e ankimit në Arbitrazhin Ndërkombëtar. Beketi u ankua se lufta me prapavijë politike e kryeministrit Edi Rama i shkatërroi një seri biznesesh të ndërtuar në Shqipëri.

Gjykata e Arbitrazhit i konsideroi të drejta argumentat e Francesko Beketit dhe dënoi Shtetin Shqiptar me 110 milionë euro gjobë. Kryeministri Rama nuk ka pranuar ta paguajë faturën dhe, për këtë arsye, përmbaruesit ndërkombëtarë kanë bllokuar dhjetra miliona euro të kompanisë publike të fluturimeve “Albcontrol”, si një masë për të detyruar qeverinë shqiptare të paguajë gjobën.

Rruga Press

YouTube player