Bota

Costa: Ndërhyrja amerikane në punët e brendshme të BE-së është e papranueshme

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa ka deklaruar të hënën se është normale që Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian të mos ndajnë të njëjtin vizion për shumë çështje. Costa ndër të tjera theksoi se kërcënimi i ndërhyrjes në jetën e brendshme politike të Evropës nuk është i pranueshëm.

Sipas tij vizioni i lirisë së fjalës dhe rendit ndërkombëtar është i ndryshëm në BE dhe SHBA.

Lexo më shumë  Kryeministri kanadez: Kërcënimet e Trump për tarifa janë pjesë e strategjisë së negociatave

“Nuk mund të ketë liri fjale pa liri informacioni. Nuk do të kishte liri fjale nëse liria e informacionit e qytetarëve do të sakrifikohej për të mbrojtur tekno-oligarkët në Shtetet e Bashkuara,” tha ai.

Ai shtoi se kërcënimi i ndërhyrjes amerikane në punët e brendshme të Evropës nuk mund të pranohet. Udhëheqësi i Këshillit Evropian shtoi se amerikanët nuk do të vendosin se cilat parti janë të mira dhe cilat janë të këqija në Evropë, vetëm votuesit evropianë do ta vendosin këtë.

Lexo më shumë  Sanksionet detyrojnë Rusinë të nxjerrë në përdorim avionët e epokës sovjetike
YouTube player