Bota

Dronët e Ukrainës godasin rajonin Ryazan të Rusisë

Ushtria e Ukrainës thuhet se goditi rafinerinë e naftës ruse në Ryazan gjatë natës, duke shënuar sulmin e nëntë të tillë ndaj rafinerisë këtë vit, raporton kanali mediatik rus i Telegramit ASTRA.

Sipas mediave të huaja, Guvernatori i Ryazanit, Pavel Malkov, konfirmoi raportet për sulmin, por nuk përmendi ndonjë sulm ndaj rafinerisë.

Lexo më shumë  Analiza e BBC: Fitorja e demokratëve në ShBA, nënkupton ndryshim të politikave ndaj Moskës

Ai tha se një “zjarr u shua shpejt” në rajon pas rënies së mbeturinave të droneve, duke pretenduar se si rezultat nuk pati viktima ose “dëme serioze”.

Ukraina ka shtuar sulmet me dronë thellë brenda Rusisë, me qëllim goditjen e rafinerive, depove dhe tubacioneve të naftës, duke goditur të paktën 17 rafineri të mëdha këtë vit, shkruan A2 CNN.

Lexo më shumë  Demokrati i parë që fiton një garë që nga viti 1932 për Senatin në Kansas. Një shtet konservator dhe kryesisht rural

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se mbrojtja e saj ajrore rrëzoi 116 dronë ukrainas gjatë natës.

Rruga Press

YouTube player