KryesoreLajme

Ndërrimi i pushtetit në veri – Flamujt e fotografia e presidentes në sallat e kuvendeve

Nga ora 11:00 kryetarët e zgjedhur serbë pritet të marrin detyrat në katër komunat në veri të Kosovës. Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani e Zubin-Potoku janë udhëhequr nga kryetarë shqiptarë që nga maji i vitit 2023, pas dorëheqjes së atyre të Listës Serbe në nëntor 2022 në shenjë kundërshtimi me vendimet e Qeverisë së Kosovës. Sot, 5 dhjetor, ata do ta marrin pushtetin sërish në këto komuna.

Kryetarët shqiptarë që kanë qenë në krye të komunave kanë kërkuar që kryetarët e rinj të respektojnë ligjet e Republikës, simbolet e saj dhe vendimet që u morën gjatë administratës shqiptare. 

Lexo më shumë  Ajeti jep një lajm të mirë: Kosova ndër ekonomitë me rritjen më të shpejtë në kontinent

Deri tash, para fillimit të inaugurimeve, shihet se gjithçka është gati, bashkë me flamujt e Kosovës e fotografia e presidentes në salla. 

Në Zveçan flamujt e fotografia e presidentes janë prezentë, ashtu si edhe në Leposaviq e Mitrovicë të Veriut.  

Ish-kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, ka thënë se i kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme, dhe se po pret që t’ia dorëzojë kryetarit të ri detyrën.

Tek objektet e komunave po qëndrojnë edhe forca të Policisë.

Kryetari i ri i Zveçanit nga Lista Serbe, Dragisha Miloviq, ka arritur në Kuvendin Komunal për seancën konstituive, por nuk u deklarua për mediat. Ai dhe anëtarët e tjerë u nënshkruan në një fletë që mbante stemën e Kosovës.

Menjëherë pas marrjes së detyrës më 2023, kryetarët shqiptarë të komunave patën vendosur flamurin e Kosovës në ndërtesat komunale, që deri atëherë nuk shihej në asnjë institucion në veri. /koha/

Foto: Driton Paçarada

Zveçan:

Leposaviq:

YouTube player