Muzeu që ngjall karakteret e përrallave
Tre heronj të përrallave ruse, “Nightingale the Robber” dhe një dragua me tri koka përshëndesin mysafirët në Muzeun e Përrallave Ruse në Volgograd.
“Ky është Zmey Gorynych, kërcënimi i mëparshëm i heronjve, nëse koka e tij pritet, një tjetër rritet menjëherë”, rrëfen personazhi i përrallës ruse Ivan Tsarevich.
Tsarevich luhet nga Igor Matlyaev, dhëndri i drejtoreshës së Muzeut. Shumica e personazheve janë nga përrallat ruse, si dhe mite të vjetra sllave. Vëmendje e konsiderueshme u kushtohet personazheve nga përrallat e poetit rus Aleksandër Pushkin.
“Shumë nga skenarët tanë bazohen në stilin e Pushkinit ose karakterin e përrallave të Pushkinit. Pra, kjo koka e Svyatogorit, së pari, mbron shtetin tonë mbretëror. Dhe së dyti, është një kujtesë shtesë që njerëzit të lexojnë përrallat ruse”, ka thënë Tatyana Pavlova, themeluese e muzeut.
Ajo dizajnon të gjitha sendet në muze së bashku me anëtarët e familjes së saj, vajzat dhe dy dhëndurët e saj. Nga valët e larta të detit, te qytetet me kështjella dhe personazhet mitikë, aty është krijuar një botë që ngjan shumë prej së vërteti.
Dhe përderisa madhësia dhe mundësitë që ofron muzeu mund të duken sikur janë shumë të vështira për t’u mirëmbajtur Pavlova, ka treguar se nuk është ashtu.
“Nuk ishte aspak e vështirë, më besoni. Nëse bëni diçka për të cilën njerëzit kanë nevojë, kjo është kënaqësi për veten tuaj, nuk ka vështirësi”, ka thënë ajo.
Aktorët në terren janë gjithashtu anëtarë të familjes së Pavlova. Rolin e “Baba Yaga” e luan një dhëndër i Pavlovës, Oleg Ivanov.
Ai e ka përqafuar me gjithë shpirt karakterin e plakës.
“Ajo që shkruhet në përrallën për gjyshen: fakti që ajo ka gjithçka, të mirë dhe të keqe. Por kryesisht ajo është për të mirën. Po, kjo është ajo. Çfarëdo që të thotë dikush, ajo gjithmonë i ndihmoi të gjithë”, thotë ai. Muzeu po rritet vazhdimisht. Kohët e fundit u hap i ashtuquajturi pyll i magjepsur “Bogolesye” – një cep piktoresk, ku mysafirët mund të pushojnë dhe të mësojnë për perënditë e vjetra sllave dhe atë që sllavët adhuruan dhe besuan shumë shekuj më parë. Aty mbahen edhe shfaqje teatrale, turne dhe kuize. Personazhe nga përrallat ruse, folklori dhe mitet sllave gjallërohen përmes tregimeve të aktorëve.
“Gjëja më e rëndësishme është t’ua përcjellësh shikuesve urtësinë e epokave dhe thjeshtësinë, thjeshtësinë njerëzore, e cila ndihmon në zgjidhjen e shumë problemeve. Në fund të fundit, Ivan Tsarevich është i sjellshëm, jo shumë i mençur, por gjithsesi, ai gjithmonë zgjidh të gjitha pengesat në përralla, të gjitha problemet”, ka thënë dhëndri tjetër i Pavlovas, Igor Matlyaev.
Ekipi i familjes harton kostume, duke shpenzuar deri në një muaj për krijimin e një imazhi. Pavlova u referohet ilustrimeve të përrallave dhe filmave sovjetikë për të marrë pamjen e duhur.
Njerëzit vijnë nga i gjithë vendi në Muzeun e Përrallave Ruse në Rajonin e Volgogradit, i cili është bërë një pikë referimi qëkur u hap 15 vjet më parë. Të rriturit janë po aq të magjepsur sa fëmijët.
“Unë jam i impresionuar jo aq shumë nga personazhet, por nga energjia që jep secili prej tyre. Energjia e një përralle, shpresa, dashuria, jeta. Atmosfera këtu është frymëzuese”, ka thënë vizitori Andrey Aseev.
“Mbi të gjitha, jam i befasuar që në kohën tonë njerëzit nuk e japin vetëm talentin e tyre, por edhe një pjesë të shpirtit të tyre, punës së tyre të dashur”, ka shtuar vizitorja Tatyana Kuzina. Muzeu ka marrë titullin “Projekti më i mirë social i vitit 2020” në një konkurs vjetor./ AP