Gërvalla: Skandali nuk është deklarata, por fakti që Lushtaku s’ka dhënë përgjegjësi për bëmat e tij
Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se nuk është problem gjuha e Sami Lushtakut e përdori ndaj Adriana Matoshit, por siç ka thënë fakti që ai lëviz i lirë.
Gërvalla ka thënë se ai do duhej të jepte përgjegjësi para ligjit, siç ka thënë ajo për bëmat e tij.
“Pse nuk komentoj çka tha Sami Lushtaku për Adriana Matoshin? Sepse skandali i vërtetë nuk janë gjuha dhe qasja e tij primitive, por fakti që ai ende lëviz i lirë, pa u përgjigjur para ligjit për bëmat e tij”, ka shkruar Gërvalla.
Lushtaku i pyetur për akuzuat që Matoshi i kishte bërë ndaj tij lidhur me blerjen e disa hektarëve tokë, tha se niveli i Matoshit i ngjan shtëpive publike më shumë sesa një ligjvënëse, gjuhë kjo tepër e papranueshme për një përfaqësues politik në Kosovë.
Rruga Press

