Lajme

Me dekret presidencial, Osmani i jep shtetësinë ish-ushtarit britanik të UÇK-së

Jon Harrison, britaniku që luftoi si vullnetar në Brigadën 138 “Agim Ramadani” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë betejës së Koshares, ka marrë shtetësinë e Kosovës.

Në dekretin presidencial të bërë publik nga Harrison thuhet se ngarkohet Ministria e Punëve të Brendshme që të ndërmarrë hapat e mëtejmë për zbatimin e këtij dekreti.

Lexo më shumë  Skandali i radhës: Edi Rama për herë të tretë në publikimet e tij në rrjetet sociale e paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë!?

Ky dekret ka hyrë në fuqi që nga 25 nëntori teksa vetë Harrison ka bërë të ditur se tashmë është edhe shtetas i Kosovës.

Rruga Press

YouTube player