KryesoreLajme

Faton Peci njofton, më 12 dhjetor mbahet seanca inauguruese e Komunës së Mitrovicës së Jugut

Mbledhja inauguruese e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Jugut do të mbahet me 12 dhjetor në ora 12:00. Kështu ka bërë të ditur Faton Peci i cili për katër vite do të udhëheq me këtë komunë, pasi që doli fitues i zgjedhjeve lokale që mbajtën më 9 nëntor, pasi që në raundin e parë nuk kishte fitues.

Lexo më shumë  Digjet bageri i kompanisë për rrënimin e objekteve pa leje, Peci: Veprim kriminal

Postimi i Pecit:

Mirëmëngjes qytetarë të Mitrovicës!

Sot kam nënshkruar ftesën për thirrjen e mbledhjes inauguruese të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Jugut, e cila do të mbahet më 12.12.2025, në ora 12:00.

Kjo mbledhje shënon fillimin e realizimit të mandatit të dhënë nga vullneti i qytetarëve.

Na priftë e mbara!

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Kurti: Nxënësit e Kosovës shkëlqejnë në Olimpiadën e Shkencave NEO në SHBA, fitojnë 16 medalje