Opinion/Aktualitet

Gënjeshtrat e Enver Hoxhës dhe klanit kriminal komunist

Nga Riza Mançe

E vërteta vonohet por në fund triumfon e vërteta!

Ju lutem lexoni të vërtetën e luftës dytë botërore të Shqipërisë!

Kush te kete kohë le ta lexoje të vërtetën eLANCL..

E vërteta e Luftës që nuk u tha kurrë

Historia e Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri ka mbetur për dekada e mbështjellë me mite dhe shifra që shpesh nuk përputhen me realitetin. Shumë burra e djem shqiptarë morën armët, disa nën flamurin e Frontit Nacionalçlirimtar, të tjerë në formacione nacionaliste apo balliste. Midis tyre edhe im at – një intelektual me shkollë, që luftoi 22 muaj si partizan dhe u dekorua dy herë.

Por mënyra se si u shkrua më vonë kjo histori, është krejt tjetër. Për ta kuptuar më saktë, mjafton të shohim dokumentet e huaja, jo propagandën e partisë. Në vitin 1966, Bundestagu Gjerman dërgoi në Shqipëri një ekip hetimor (ashtu si dhe Italia), për të kërkuar eshtrat e ushtarëve gjermanë të rënë në Shqipëri gjatë viteve 1943–1944.

Në raportin që major Herrbart i dorëzoi qeverisë shqiptare, thuhet qartë: 216 gjermanë kishin humbur jetën në territorin shqiptar nga 24 shtatori 1943 deri më 27 nëntor 1944.

Nga këta, 104 ushtarë u vranë nga inkursioni i aviacionit anglez në Qafë-Krrabë, më 14 nëntor, kur u bombardua batalioni i tretë i Koparmatës së pestë të Selanikut që tërhiqej drejt Gjermanisë.

Pra, 216 – 104 = 112 gjermanë kishin vdekur nga plumbi ose shkaqe të tjera gjatë përleshjeve me forcat shqiptare.

Lexo më shumë  Narrativa “pro-amerikane” e opozitës: një analizë e diskursit politik, perceptimeve publike dhe faktorëve strukturorë

Këto shifra nuk janë trillime; deri në vitin 1992 ishin pjesë e “fondit sekret të luftës”, por sot gjenden në arkiva.

Ndërkohë, Partia Komuniste deklaronte 28.000 dëshmorë!

Pra, 112 gjermanë paskëshin vrarë 28.000 partizanë shqiptarë!

Një absurditet për të qarë e për të qeshur.

Matematika nuk gënjen.

Le të shohim edhe një fakt tjetër.

Sipas të dhënave zyrtare të vetë partisë, në luftë morën pjesë 28 brigada.

Brigada e parë, me komandant Mehmet Shehun, kishte 716 partizanë.

Brigada e 7-të, e formuar në sheshin e Testinës (në tokën tonë), me komandant Gjin Markun dhe komandant të batalionit të tretë Skënder Malindin (djalë hallë i imi), kishte 365 partizanë.

Ndërsa brigada e 16-të, e formuar në Therepel, përfshinte vetëm 318 partizanë.

Edhe duke marrë një mesatare të lartë prej 500 vetash për brigadë, kemi gjithsej 14.000 partizanë.

Por dëshmorë – 28.000!

Do të thotë se janë vrarë të gjithë… por nga dy herë!

Vazhdojmë me momentin e fundit të luftës.

Sipas dokumenteve, kolonat gjermane që tërhiqeshin me nxitim drejt veriut, në urën e Baballëkut morën majtas për në Muriqan, drejt bregdetit malazez e atij dalmat.

Ata nuk hynë fare në Shkodër, por qëndruan pak orë më 27 nëntor 1944, për t’u bashkuar me pjesët e tjera të trupave dhe më pas vijuan rrugën motorike drejt Ulqinit.

Kështu lind pyetja:

Cilin “armik” ndoqën “këmbë për këmbë” partizanët, siç mburrej Enver Hoxha?

Lexo më shumë  Narrativa “pro-amerikane” e opozitës: një analizë e diskursit politik, perceptimeve publike dhe faktorëve strukturorë

Gjermanët iknin me makina, partizanët ishin në këmbë!

Sa përleshje ndodhën gjatë kësaj “ndjekjeje”?

Sa partizanë u vranë realisht?

Në të vërtetë, pas kësaj qëndronte një qëllim i fshehtë: të mos hynin në Kosovë.

E.Hoxha ishte urdhëruar nga Miladin Popoviçi që Kosova t’i kalonte sërish Jugosllavisë, si para vitit 1939.

Vetë Miladini shkoi urgjent në Prizren për ta garantuar këtë.

Këtu nisi edhe krisja e parë midis Enver Hoxhës (komisar politik) dhe Spiro Moisiut, komandantit të përgjithshëm të ushtrisë Nac-Çlirimtare.

Moisiu kishte marrë një letër nga Gani Kryeziu, udhëheqësi i forcave shqiptare të Kosovës, që me 10.500 luftëtarë po mbronte Mitrovicën nga forcat serbe të Aleksandër Rankoviçit.

Në letër, Ganiu i shkruante:

“Na ndihmoni, vëlla. Mund ta mbajmë edhe pak Kosovën, por forcat serbe po shtohen çdo ditë.”

Por Enveri iu përgjigj Moisiut:

“Ne do ndjekim gjermanët në bregdetin dalmat. Kështu është marrëveshja me shokët jugosllavë. Kosova do të mbetet siç ka qenë para vitit 1939.”

Pas kësaj, Spiro Moisiu nuk firmosi më asnjë urdhër, duke u tërhequr nga komanda de facto.

Ndërkohë, kur partizanët shqiptarë mbërritën në Muriqan, gjermanët kishin kaluar prej kohësh Ulqinin.

Kë ndiqnin, pra, partizanët?

Ata e vazhduan marshimin e kotë deri në Višegrad, të rraskapitur, zbathur e pa armatim.

Në 10–13 maj 1945, serbët i çarmatosën plotësisht, me justifikimin “lufta mbaroi”.

Të braktisur, ata mbijetuan vetëm falë bujarisë së popullit boshnjak.

Kjo është e vërteta.

Rruga Press

YouTube player