Kancelari i Gjermanisë: Nuk mund të ketë “paqe të diktuar” në Ukrainë
Kancelari gjerman Friedrich Mertz tha sot se nuk mund të ketë “paqe të diktuar” në Ukrainë dhe se është në interesin e Gjermanisë të ketë marrëdhënie të ngushta dhe “të barabarta” politike me Poloninë në një kohë kur ata përballen me “kërcënimin e regjimit revizionist të Rusisë”.
“Sidomos në këto kohë, kur uniteti evropian është nën një presion të tillë, nuk duhet të lejojmë veten të përçahemi”, tha Mertz në një konferencë të përbashkët pas një takimi me kryeministrin polak Donald Tusk në Berlin, raporton Guardian.
Lexo më shumë Ministri polak: NATO do ta mposhtte Rusinë shpejt, Evropa ka epërsi të madhe ushtarake
Mertz bëri thirrje për bashkëpunim më të ngushtë në mbrojtje dhe siguri, duke përfshirë mbrojtjen e krahut lindor të NATO-s me avionë luftarakë gjermanë të stacionuar në Poloni dhe punë të përbashkët me dronë.
Rruga Press

