BotaSport

UEFA po e konsideron pezullimin e Izraelit nga garat ndërkombëtare

Drejtues e UEFA-s kanë mbajtur një sërë takimesh me përfaqësues të një organizate pro-palestineze, në kuadër të diskutimeve rreth kërkesës për pezullimin e mundshëm të Izraelit nga aktivitetet ndërkombëtare të futbollit.

Organizata “Game Over Israel”, e cila u lansua më 17 shtator në Nju Jork, ka ndërmarrë një fushatë ndërkombëtare pas deklarimeve të Kombeve të Bashkuara, që aktivitetet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës mund të përbëjnë gjenocid.

Lexo më shumë  BE i jep ultimatum Serbisë: Reforma urgjente, ulje tensionesh dhe zbatim i marrëveshjeve me Kosovën

Në këtë kuadër, organizata ka kërkuar nga UEFA që të ndërmarrë masa disiplinore ndaj Izraelit.

UEFA kishte shqyrtuar mundësinë për të marrë një vendim që në fund të muajit shtator, por procesi u shty pas nisjes së armëpushimit ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara më 29 shtator.

Megjithatë, sipas raportimeve, kontaktet midis përfaqësuesve të UEFA-s dhe “Game Over Israel” janë intensifikuar gjatë javëve të fundit.

Lexo më shumë  Britania e Madhe dhe Norvegjia formojnë "aleancë detare për të ndjekur nëndetëset ruse"

Diskutimet po zhvillohen mbi procedurat dhe mekanizmat juridikë që do të duhej të ndiqeshin për të shqyrtuar kërkesën për pezullim të përkohshëm të federatës izraelite të futbollit.

UEFA nuk ka marrë ende një vendim dhe ka theksuar se çdo hap i mundshëm do të vlerësohet në përputhje me rregulloret e organizatës dhe standardet ndërkombëtare sportive.

Rruga Press

YouTube player