KryesoreLajme

Kurti ka vlerësuar ekipin: Po luajmë futbollin më të bukur ndonjëherë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas barazimit 1–1 të Kosovës ndaj Zvicrës në ndeshjen e fundit të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Ai ka vlerësuar ekipin duke thënë se djemtë “Po luajmë futbollin më të bukur ndonjëherë”

Postimi i plotë:

Dolëm nga stadiumi me bindjen se do të duhej të kishim fituar. Rezultat pozitiv ndaj Zvicrës dhe arritje e jashtëzakonshme: kualifikimi për në fazën tjetër drejt Kupës së Botës 2026.

Po luajmë futbollin më të bukur ndonjëherë, me disiplinë ndaj taktikave dhe planit të lojës, dhe pasion për stemën dhe vendin. Mezi i presim ndeshjet e radhës.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Familjarët e Erjon Bobës: Gjatë operimit të djalit në spitalin e Durrësit ikën dritat