KryesoreLajme

Clark: S’kam prova që UÇK-ja është prapa spastrimit etnik të serbëve

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, gjenerali Wesley Clark në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka deklaruar se nuk prova që UÇK-ja është prapa spastrimit etnik të serbëve.

Pyetjet për këtë dëshmitar gjatë fillimit të seancës së të martës i ka vazhduar prokurori Matt Halling.
“Unë nuk kam prova dhe dëshmi që UÇK-ja ishte prapa kësaj dhe kam indikacione që provojnë të kundërtën. Po i referohem deklaratës ku pretendohet se 170 mijë serbë të jenë dëbuar nga Kosova”, tha Clark.

Lexo më shumë  Krasniqi rikujton rastin e vitit 2014: Edhe sot po tentohet të pamundësohet vota e mërgatës nga PLDAKSrpska

Clark deklaroi këtë pasi prokurori Halling ia paraqiti një dokument të një interviste nga gazeta “Shekulli”, ku pretendohej se dikush kishte thënë se në Kosovë janë dëbuar rreth 170 mijë serbë, e që prapa kësaj qëndron UÇK-ja.

Dëshmitari e ripërsëriti se dhuna e vitit 1999 ishte më shumë personale dhe jo e orkestruar.

Për të diskutuar një çështje e cila është konfidenciale, u kalua në seancë private për publikun.

Lexo më shumë  Albulena Haxhiu kritikon ashpër Avokatin e Popullit: “Po funksionon me standarde të dyfishta për Listën Serbe”

Rruga Press

YouTube player