Sport

Cristiano Roaldo thuhet se ka biseduar me tre lojtarë të Manchester Cityt për rrethanat e transferimit atje

Cristiano Ronaldo raportohet se po e kërkon transferimin te Manchester City në këto ditë të fundit të afatit kalimtar.

Njoftimi nga Harry Kane se do të qëndrojë te Tottenhami edhe në këtë edicion, ka bërë që gjasat për portugezin që të kalojë te Citizens të rriten.

Sipas asaj që raportojnë mediat në ishull, pesë herë fituesi i Topit të Artë ka biseduar me Joao Cancelon, Ruben Dias dhe Bernardo Silvan rreth kushteve te kampioni i Ligës Premier.

Lexo më shumë  Gati për të bërë historinë, Sylvinho ul në stol Hysajn! Njihuni me formacionin zyrtar të Shqipërisë kundër Spanjës

Lojtari 36-vjeçar po e kërkon me ngulm largimin nga Juventsi, pasi beson se nuk është më një skuadër për të konkurruar për trofe.

Kontrata aktuale e Ronaldos te Zonja e Vjetër skadon në vitin 2022 dhe duket se rrugët e tyre do të ndahen në këtë verë.

Paga e tij e lartë rreth 30 milionë euro në sezon, ka rënduar edhe buxhetin e skuadrës nga Serie A, andaj shitja e tij nuk përjashtohet.

Lexo më shumë  Broja: Jam krenar për mënyrën se si luajtëm ndaj Spanjës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *