Sport

Champions League, nesër përzihen 32 ‘goglat’ për ndeshjet në grupe…

Mungojnë vetëm tre skuadrat e fundit, të cilat do të përcaktohen sonte, për të plotësuar numrin e 32 skuadrave, që do të marrin pjesë në fazën e grupeve të Champions League.

Katër vazot e para – 32 skuadrat do të ndahen në katër grupe. E para përbëhet nga ekipi kampion në fuqi i Champions League, fituesi i Europa Leagues, si skuadrat finaliste, të cilat nuk fituan një garë europiane 2020/21; në vazon e dytë deri në të katërt, përcaktohen nga renditja e klubeve. Për momentin janë 29 ekipe të kualifikuara, që presin tri fituesit nga ‘play-off’-et e planifikuara për sonte.

Vazoja e parë: Chelsea, Villarreal, Atletico Madrid, Manchester City, Bayern Munich, Inter, Lille, Sporting Lisbon.

Lexo më shumë  Leverkuseni me Xhakën kampionë të Bundesligës gjermane, rekord historik me zero humbje

Vazoja e dytë: Real Madrid, Barcelona, Juventus, Manchester United, PSG, Liverpool, Sevilla, Borussia Dortmund.

Vazoja e tretë: Porto, Ajax, Leipzig, Atalanta, Zenit, Benfica, Dinamo Kiev*, Besiktas*.

Vazoja e katërt: Bruges, Young Boys, Milan, Malmoe, Wolfsburg, Shakhtar Donetsk*, Salzburg*.

Kriteret për shortin – Ekipet pjesëmarrëse do të ndahen në 8 grupe me nga 4 skuadra: shorti do të bazohet në renditjen e UEFA-s, e cila përcakton koeficientin e secilës skuadër, duke llogaritur rezultatet sportive të viteve të fundit. Asnjë skuadër nuk mund të luajë kundër një skuadre nga e njëjta federatë.

Në rastin e federatave me dy skuadra përfaqësuese, ato ndeshjet do t’i luajnë mes të martës dhe të mërkurës. Në rastin e federatave me katër ose më shumë përfaqësuese, do të bëhen dy çifte, të cilat bazohen në oraret televizive dhe do të konfirmohen para shortit.

Lexo më shumë  Leverkuseni me Xhakën kampionë të Bundesligës gjermane, rekord historik me zero humbje

Hedhja e shortit – Transmetimi i drejtpërdrejtë i hedhjes së shortit për ndeshjes e fazës së grupeve të Champions League 2021-22 do të transmetohet të enjten, më 26 gusht, nga ora 18.00, në faqen zyrtare të UEFA-s.

Datat e ndeshjeve në grupeve

Java e parë: 14/15 shtator

Java e dytë: 28/29 shtator

Java e tretë: 19/20 tetor

Java e katërt: 2/3 nëntor

Java e pestë: 23/24 nëntor

Java e gjashtë: 7/8 dhjetor

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *