KryesoreLajme

Ministri Maqedonci ngushëllon Turqinë pas rrëzimit të avionit ushtarak

Kryediplomati i Mbrojtjes së Kosovës shprehu solidaritet dhe mbështetje për popullin turk pas aksidentit tragjik.

Postimi i plotë:

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka shprehur ngushëllime për rrëzimin tragjik të një avioni ushtarak transportues C-130 të Forcave të Armatosura Turke, që po fluturonte nga Azerbajxhani drejt Turqisë.

Lexo më shumë  BE-ja kërkon që Serbia të shmangë varësitë strategjike jashtë rrugës evropiane

“Në këtë rast fatkeqësie, bashkëndjejmë dhembjen me miqtë tanë turq. U shpreh ngushëllimet e mia për të gjitha humbjet e pësuara nga ky aksident, Ministrit të Mbrojtjes Kombëtare, Yaşar Güler, si dhe autoriteteve turke,” tha Maqedonci.

Ai shtoi se Kosova qëndron pranë Turqisë në këto momente të rënda, duke nënvizuar lidhjen e fortë mes dy popujve.
“Qofshin të bekuar të gjithë ushtarët e Kosovës dhe të Turqisë, në misionet e tyre fisnike për mbrojtjen e vendeve të tyre dhe të paqes,” përfundoi ministri Maqedonci.

Lexo më shumë  Kurti emëron Gërvallën koordinatore kombëtare për mbrojtje nga dhuna

Rruga Press

YouTube player