Bota

BBC: Izraeli ka shkatërruar mbi 1500 ndërtesa në Gaza pas fillimit të armëpushimit

Izraeli ka shkatërruar më shumë se 1500 ndërtesa në zonat e Gazës që kanë mbetur nën kontrollin e tij që nga fillimi i armëpushimit me Hamasin më 10 tetor.

Fotot më të reja – më e fundit e marrë më 8 nëntor – tregojnë se lagje të tëra të kontrolluara nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) janë rrafshuar brenda më pak se një muaji, me shumë gjasë përmes demolimeve të qëllimshme.

Numri real i ndërtesave të shkatërruara mund të jetë edhe më i madh, pasi për disa zona mungojnë imazhet satelitore që BBC Verify mund të analizonte.

Lexo më shumë  BE-ja kërkon që Serbia të shmangë varësitë strategjike jashtë rrugës evropiane

Disa ekspertë kanë argumentuar se këto demolime mund të shkelin kushtet e armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA, Egjipti, Katari dhe Turqia.

Megjithatë, një zëdhënës i IDF-së tha për BBC Verify se ushtria po vepron “në përputhje me kornizën e armëpushimit”.

Plani 20-pikësh i paqes për Gazën i presidentit amerikan, Donald Trump, që përbën bazën e armëpushimit, parashikonte që “të gjitha operacionet ushtarake, përfshirë bombardimet ajrore dhe me artileri, do të ndalohen”. Trump ka deklaruar disa herë se “lufta ka mbaruar”.

Lexo më shumë  BE-ja kërkon që Serbia të shmangë varësitë strategjike jashtë rrugës evropiane

Ndryshe, Izraeli ka nisur luftën me militantët e Hamasit, pas këta të fundit kryen një sulm terrorist më 7 tetor të vitit 2023. Deri më tani llogaritet të kenë vdekur mbi 60 mijë palestinezë dhe 1200 izraelitë.

Rruga Press

YouTube player