Bota

Kryeministri polak, Donald Tusk: Perëndimi po përçahet, shkak politikat e SHBA-së

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ka paralajmëruar për mundësinë e një përçarjeje të Perëndimit, si pasojë e politikave të ndjekura nga Shtetet e Bashkuara. Në një intervistë,  Tusk tha se ekziston rreziku që bota të ndahet përsëri në dy hemisfera.

“Padyshim, ekziston frika se ose spontanisht, nën presionin e ngjarjeve, ose me dashje, bota do të ndahet përsëri në dy hemisfera. Për Uashingtonin, prioritet do të bëhen Amerika e Jugut, Kanadaja dhe Groenlanda – e kemi dëgjuar Presidentin [e SHBA-së] Donald Trump të flasë për këtë më parë – si dhe një konflikt i mundshëm me Kinën. Sa për ne, Evropën, do të mbetemi të kujdesemi vetë për veten tonë,” deklaroi Tusk.

Lexo më shumë  Lufta kundër korrupsionit, BE-ja miraton ligjin bazë

Sipas kryeministrit polak, pavarësisht se kush është në pushtet në SHBA, Evropa duhet të përgatitet për të marrë gjithnjë e më shumë përgjegjësi për sigurinë e saj.

Tusk pranoi gjithashtu se uniteti i Evropës shpesh kërkon ekzistencën e një “armiku të përbashkët dhe të përcaktuar qartë”. “E di që kjo është një ndjenjë jopopullore, por nuk do ta ndryshoj mendjen dhe do të bëj gjithçka që një situatë e tillë e pazakontë të zgjasë sa më gjatë,” shtoi ai.

Lexo më shumë  Gjermania vë në funksion mburojën kundër raketave balistike
YouTube player