KryesoreLajme

FSK-ja në fundjavë realizon stërvitje ushtarake në zonën e Gërmisë

Forca e Sigurisë së Kosovës të shtunën do të realizojë një stërvitje ushtarake në zonën e Gërmisë. 

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe do të ketë lëvizje të këmbësorisë dhe prani të pjesëtarëve të FSK-së në terren. 

“Të dashur qytetarë. Ju njoftojmë se FSK – Forca e Sigurisë së Kosovës, bazuar në planin e saj të stërvitjeve, më 15 nëntor 2025 do të realizojë një stërvitje ushtarake, marshim kondicional në zonën e Gërmisë. Gjatë kësaj periudhe do të ketë lëvizje të këmbësorisë dhe prani të pjesëtarëve të FSK-së në terren. Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të planit të rregullt stërvitor dhe nuk ka arsye për shqetësim. Faleminderit për mirëkuptimin!” – ka njoftuar Komuna e Prishtinës nëpërmjet një postimi në Facebook. 

Lexo më shumë  Ndërrimi i pushtetit në veri - Flamujt e fotografia e presidentes në sallat e kuvendeve

Rruga Press

YouTube player