KryesoreOpinion/Aktualitet

10 të vërteta të zgjedhjeve lokale 2025 në Kosovë që propaganda e mediave të ish-regjimit nuk mund t’i fshehë!

Nga Donik Sallova

1. LVV u dëshmua parti që gëzon besueshmëri për qeverisje të mirë edhe në nivelin lokal;

2. U rrëzua retorika e opozitës se LVV nuk ka kandidatë të besueshëm për qeverisje lokale sepse nuk ka njerëz të përgatitur për qeverisje;

3. LVV ruajti 4 komunat e fituara në vitin 2021 si një tregues i modelit të suksesshëm të qeverisjes në nivelin lokal;

4. LVV zgjeroi qeverisjen e saj komunale edhe në tri komuna të tjera mjaft të rëndësishme, si zgjerim të modelit të saj qeverisës, por edhe sukses me impakt politik nacional;

5. Më shumë se në Prishtinë, propaganda e ish regjimit u fokusua në Mitrovicë, duke e portretizuar betejën në Mitrovicë si betejë pro apo kundër politikës sovranizuese të Qeverisë Kurti në veri. Edhe për këtë, Mitrovica e dha mesazhin e vet.

Lexo më shumë  Zgjerimi i autostradës Tiranë–Durrës, mashtrimi i radhës i Belinda Ballukut

6. Fitorja në Fushë Kosovë e Obiliq, dhe rezultati solid në Prishtinë (edhe pse jo fitues për shkak të koalicioneve ldk-pdk-aak, por me diferencë vetëm 2-3 mijë vota nga fituesi), bën që Prishtina dhe rajoni i Prishtinës të mbeten bërthama kryesore elektorale e LVV si subjekt politik;

7. Dështoi misioni i partive dhe mediave të ish-regjimit për t’i projektuar zgjedhjet lokale si fillimin e “rënies së madhe” të LVV-së në nivel nacional;

8. Rezultati i zgjedhjeve lokale, përkatësisht rritja e LVV-së nga 4 në 7 komuna, duke ia marrë LDK-së Obiliqin e Fushë Kosovën, PDK-së Mitrovicën dhe duke mos e humbur asnjë komunë të veten, tregon se politika bllokuese dhe refuzuese, veçanërisht e LDK-së kundrejt kryeministrit Kurti, është dënuar nga elektorati;

Lexo më shumë  Janjiq: Për vjedhjen e zgjedhjeve presidenciale amerikane përgjegjëse janë BIA dhe Vuçiqi

9. Rezultati i zgjedhjeve në Prishtinë, ku pavarësisht se u bashkuan të gjithë kundër LVV-së, u propagandua përnatë në banaqet e analistëve ish pushtetarë e u investua para e madhe oligarkësh, sërish mezi e mposhtën Hajrulla Çekun, duke treguar se Prishtina mbetet pasqyra më e mirë e epërsisë së LVV-së kundrejt secilit subjekt opozitar veç e veç, por edhe të gjithëve bashkë;

10. Rezultati pozitiv i LVV-së në këto zgjedhje, me shumë gjasë do të trondisë estabilishmentet drejtuese të partive kryesore opozitare!

Rruga Press

YouTube player