Rron Gjinovci: VV-ja fituese e zgjedhjeve lokale, ja pse
Aktivisti dhe analisti Rron Gjinovci ka reaguar pas përfundimit të raundit zgjedhor në Kosovë, duke analizuar rezultatet dhe balancën e forcave ndërmjet partive kryesore në komunat më të mëdha të vendit.
Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese e zgjedhjeve lokale, duke u rritur në një komunë të madhe krahasuar me garat e kaluara dhe duke fituar Podujevën, Gjilanin dhe Mitrovicën.
“Janë 8 komuna të mëdha për të cilat bëhet lufta: Prishtina, Mitrovica, Peja, Gjakova, Prizreni, Gjilani, Ferizaji dhe Podujeva. VV u rritë për një komunë të madhe dhe i ka fitu Podujevën, Gjilanin, Mitrovicën,” – shkroi Gjinovci.
Ai shtoi se LDK ka mbetur në të njëjtin nivel, duke mbajtur Prishtinën dhe Pejën, ndërsa PDK është zvogëluar duke ruajtur vetëm Ferizajn dhe Prizrenin.
“Pasë parasysh randësinë dhe madhësinë e Prishtinës, si dhe rënien e PDK-së, atëherë LDK mundet me u konsideru e dyta në kuptimin e zgjedhjeve lokale. Por të gjithë e dimë që PDK e ka ndihmu si asnjiherë ma parë në Prishtinë,” – theksoi ai.
Në përfundim, Gjinovci e cilësoi rezultatin e këtyre zgjedhjeve si një fitore të qartë të VV-së, që sipas tij po konsolidon pozitat në komunat kryesore të Kosovës.
Rruga Press

