Lajme

Shqiptarët në Mal të Zi kërkojnë përfaqësim të garantuar në Kuvend: Shqiptarët janë pakicë kombëtare autoktone

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Malit të Zi dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeloshaj, në emër të shqiptarëve në Mal të Zi, u ka dërguar një letër ambasadorëve të vendeve të Bashkimit Evropian në Podgoricë, duke kërkuar që përfaqësuesit e kësaj pakice të kenë vende të garantuara në Parlamentin malazez.

Lexo më shumë  BE paralajmëron paketë të re mbështetjeje financiare për Ballkanin Perëndimor, Serbia mbetet jashtë

Në letër theksohet se shqiptarët në Mal të Zi përbëjnë pakicën kombëtare dhe gjuhësore autoktone dhe të vetmen jo-sllave, e cila ka kontribuar në zhvillimin dhe identitetin e vendit për shekuj me radhë.

Forumi Shqiptar njoftoi se i ka dërguar letër të gjitha ambasadave të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, delegacionit të BE-së në Mal të Zi, si dhe ambasadorëve të vendeve partnere – SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Shqipërisë dhe Kosovës – lidhur me “njërën nga çështjet kyçe të zhvillimit demokratik të Malit të Zi: sigurimin e përfaqësimit adekuat dhe të qëndrueshëm politik të popujve pakicë, veçanërisht të komunitetit shqiptar”.

Lexo më shumë  Kamberi: Miratimi i rezolutës nga Komiteti i ShBA-së, hap i rëndësishëm për shqiptarët në Luginë

Rruga Press

YouTube player