KryesoreLajme

Kinolli: Kemi 8 vota nga grupi multientik për Glauk Konjufcën

Deputeti nga Partia Rome e Bashkuar e Kosovës, Albert Kinolli, në një intervistë për rtv21 tha se pas një marrëveshje të arritur me LVV-në do të votojë për formimin e Qeverisë nga mandatari Glauk Konjufca.

Deputeti Kinolli tha se janë 8 deputetë nga 10 sa ka grupi multietnik që do ta votojnë Konjufcën për kryeministër.

Lexo më shumë  Djali i ish-presidentit Biden reagon për Zvërnecin dhe Sazanin: Jared Kushner dhe Ivanka Trump po ndërtojnë një parajsë private ishullore në tokë të mbrojtur në Shqipëri

‘’Ne tashmë e kemi finalizuar marrëveshjen me LVV-në dhe ne si parnter të koalicionit jemi të gatshëm të japim votën për kandidatit për kryeministër, Glauk Konjufca. Ne si grup aprlamentar multientik i kemi 8 vota për zotin Konjufca. Edhe pse nuk janë të mjaftueshme votat tona, unë besoj se deri në afatin e përcaktuar me kushtutë do të gjendet një zgjidhje dhe do ti kemi numrat e mjaftushëm për formimin e Qeverisë.

Ende nuk dihet se kur do të mbahet seanca për të votuar ose jo Glauk Konjufcën për kryeministër të Kosovës

Rruga Press

YouTube player