Bota

Inteligjenca ukrainase publikoi pamjet – sabotuesit rusë dogjën trenat që transportonin armë për në frontin e luftës

Përfaqësues të lëvizjes së rezistencës ruse, të njohur si Legija Sloboda Rusije (Legjioni i Lirisë së Rusisë), kanë realizuar një seri sabotimesh të suksesshme ndaj infrastrukturës ushtarake dhe logjistike të Federatës Ruse.

Sipas raportimeve të Drejtorisë Kryesore të Zbulimit të Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës (GUR), anëtarët e kësaj lëvizjeje kanë arritur të djegin dhjetëra lokomotiva dhe të dëmtojnë rëndë sisteme hekurudhore që shërbejnë për transportin e teknikës dhe furnizimeve ushtarake ruse drejt frontit në Ukrainë.

Lexo më shumë  Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutën për kufizimin e veprimeve ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Kjo lëvizje, e përbërë nga qytetarë rusë që kundërshtojnë regjimin e presidentit, Vladimir Putinit, vepron në mënyrë të fshehtë që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Sipas inteligjencës ukrainase, Legjioni i Lirisë së Rusisë është sot një nga grupet më aktive dhe më efikase të rezistencës së brendshme në territorin rus, duke organizuar aksione të koordinuara kundër objektivave strategjikë të ushtrisë ruse.

Lexo më shumë  Komiteti i Senatit Amerikan miraton kandidaturën e Eric Wendt për ambasador të ShBA-së në Shqipëri
YouTube player

Rruga Press

YouTube player