Argument

Uran Ismaili, do të vazhdosh me dështakun Përparim Ramën apo je në pritje të vendimit të Sami Lushtakut?

Aktivisti dhe analisti Shkëlzen Gashi ka kritikuar ashpër deputetin e PDK-së, Uran Ismaili, për qëndrimin e tij ndaj balotazhit në Prishtinë dhe lidhjes me kryetarin aktual, Përparim Rama.

Në një reagim publik në Facebook, Gashi rikujtoi se para dy vitesh Ismaili e kishte prishur koalicionin me Ramën, duke e akuzuar qeverisjen e tij për korrupsion dhe keqmenaxhim, ndërsa në fushatën aktuale premtonte ndryshim.

Megjithatë, sipas Gashit, Ismaili tashmë po hesht dhe nuk po merr qëndrim publik lidhur me balotazhin, duke lënë hapësirë për dyshime rreth qëndrueshmërisë së tij politike.

Lexo më shumë  Njeriu që analistë shqiptarë e paraqisnin si vetë Amerika nuk është më as drejtor qendre kulturore, Trumpi e shkarkon - Tani është vetëm një lobues i Serbisë, pa asnjë influencë

Gashi i drejtoi pyetjen publike:

“Uran Ismaili, a je për me vazhdu me dështakun dhe mashtruesin Përparim Rama, apo jo? A guxon me u përcaktu apo për këtë çështje vendos Sami Lushtaku?”

Ai shtoi se përgjigjja tashmë duket e qartë, duke e akuzuar Ismailin se është i lidhur politikisht dhe interesash me Përparim Ramën, të cilin e cilësoi si “rrenc dhe dallavergji”.

Reagimi i Gashit ka nxitur debat të madh në rrjetet sociale, ku qytetarë e aktivistë po kërkojnë qartësi dhe qëndrim publik nga Uran Ismaili mbi orientimin e tij në balotazh dhe aleancat politike.

Lexo më shumë  Njeriu që analistë shqiptarë e paraqisnin si vetë Amerika nuk është më as drejtor qendre kulturore, Trumpi e shkarkon - Tani është vetëm një lobues i Serbisë, pa asnjë influencë

Ndërkohë, deri tani Ismaili nuk ka dhënë përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj këtyre akuzave.

Rruga Press

YouTube player