Lajme

“Bir ku*ve”, “m*t”, “faqezi” – gjuha e babait të kreut të PDK-së, prof. Milazim Krasniqi, që po trondit rrjetet

Në vend që të japë shembull të gjuhës së kulturuar, profesori universitar dhe shkrimtari Milazim Krasniqi njëherësh edhe babai i kreut të PDK-së, Memli Krasniqi, ka zgjedhur ta demonstrojë anën tjetër të “akademizmit”: fjalorin rrugor, shkruan KosovaNews.

Gjithçka nisi me një fotografi nga Mitrovica, shoqëruar me një mbishkrim, që në vend të frymëzimit poetik, ofroi vulgaritet:

“Mos po han m*t apet pse kam ba foto në Mitrovicë. De(jona)billat me gjasë nuk e dinë që unë nga Mitrovica jam.”

Kjo “krijimtari” e profesorit shkaktoi reagime të shumta, por kulmi arriti kur një qytetar i shkruajti privatisht duke i thënë se “gjithë ky intelektual, të bën horë fëmijët”.

Lexo më shumë  Miratohet në parim projektigji për çmimet tavan

Në vend të reflektimit, profesori vendosi të japë një leksion teologjie, duke u mbështetur në pejgamberët për të argumentuar se secili është përgjegjës për veten.

“Gabim e ke… Ibrahimi nuk pati përgjegjësi për babën, Nuhu për të birin, Luti për gruan, Muhammedi për axhën…”

Por, sapo qytetari e pyeti nëse e pranon “koritjen e fytyrës” nga fëmijët, profesori hoqi dorë nga çdo metaforë dhe kaloi në ofendime të drejtpërdrejta:

“Jo, absolutisht jo. Nuk e pranoj as mundësinë që ti të jesh bir i ndonjë kurve, ti je vetëm një idiot, një faqezi. Phu, kreten. A e ke të qartë?”

Lexo më shumë  Murati: Ligji për çmimet tavan nuk është kundër bizneseve, por kundër abuzimit në kohë krize

Përgjigje kjo e cila që më shumë ngjan me një rrahje në rrugë, sesa me një dialog të një profesori universitar.

Mesazhi i plotë:

Ndërkohë, përballë reagimeve në rrjete sociale, Krasniqi nuk ka dhënë asnjë shenjë të pendimit.

As kërkimfalje, as reflektim – vetëm heshtje.

Ndoshta ky është “realizmi i ri” që ai kërkon të promovojë në letërsinë bashkëkohore: brutal, i drejtpërdrejtë dhe pa asnjë filtër etike./KosovaNews

Rruga Press

YouTube player