Peci: Qytetarët e Zhabarit po bashkohen për ndryshim e zhvillim
Në një tubim me qytetarët e Zhabarit dhe lokaliteteve përreth, kandidati për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci, ka theksuar se po ndien mbështetje të madhe nga banorët që duan ndryshim e zhvillim për zonën e tyre.
Peci ka bërë të ditur se në takim morën pjesë edhe qytetarë dhe të rinj nga struktura të partive të tjera, të cilët, siç tha ai, po i bashkohen me entuziazëm vizionit për një Mitrovicë të re dhe për një Zhabar që ecën përpara.
“Në tubimin e mbajtur me qytetarët e Zhabarit dhe lokalitetet e tjera, morën pjesë edhe qytetarë dhe të rinj nga strukturat e partive të tjera, me entuziazëm dhe vendosmëri për ndryshimin dhe zhvillimin që Zhabari e meriton,” – shkroi Peci.
Takimi është pjesë e një serie takimesh që Faton Peci po zhvillon me qytetarë nëpër zona të ndryshme të Mitrovicës, në kuadër të fushatës për të prezantuar programin e tij për një qeverisje lokale më transparente, gjithëpërfshirëse dhe zhvillimore.
Rruga Press

