Çeku: Shpresë e gjallëri nga Bregu i Diellit
Kandidati për kryetar të Prishtinës vizitoi lagjen Bregu i Diellit, ku nga banorët e njërës nga lagjet më të rëndësishme të kryeqytetit, u prit ngrohtësisht, e të cilët i përçuan shpresë e gjallëri.
Çeku ndau me banorët e lagjes disa nga pikat konkrete të planit të tij për Bregun e Diellit, të cilat do të lehtësonin jetën e qytetarëve.

Ndër këto pika janë parkingjet për banorët, zgjerimi i shkollës “Ismail Qemali”, çerdhe të reja, hapësira rekreative, zgjerim i rrjetit të ngrohjes e treg të lagjes.

Rruga Press

