Kosovë/Ndahen 2.7 milionë euro për pagesa shtesë për personelin mjekësor
Qeveria e Kosovës ka marr vendim për ndarjen e pagesës shtesë për punonjësit shëndetësor të sektorit publik.
Sipas ministrit të Financave, Hekuran Murati kjo ndarje është për muajt gusht, shtator dhe tetor.
“Marrë parasysh situatën aktuale në sistemin shëndetësor, ne kemi marr vendim ndarjen e mjeteve shtesë për alokimin për ndihmë për stafin e përkohshëm prej 1,116 persona dhe marr parasysh ngarkesën e stafit ekzistues, është marr vendim e një pagese shtesë prej 10 për qind, por jo më shumë se 60 euro për tre muajt e ardhshëm”, tha Murati.
Rruga Press