Nis ndryshe mbledhja e qeverisë së Kosovës, Albin Kurti flet për 18-vjeçaren e vrarë në Ferizaj
Mbledhja e sotme e qeverisë së Kosovës ka nisur ndryshe pasi kryeministri Albin Kurti ka folur rreth vrasjes tragjike të 18-vjeçares nga Ferizaj, Marigona Osmani.
‘Në formën më të rëndë dhe më çnjerëzore është shfaqë dhuna mbi Marigonën, të cilës dje ia dhamë lamtumirën e fundit. U ndjemë të pafuqishëm përballë një vdekje të tillë. Nuk guxoj ti mendoj momentet e fundit të jetës së një vajze të brishtë, kjo gjë nuk duhet të ndodhë më, pas një veprimi të tillë, na shuhen shpresat e na bien fuqitë”, ka thënë Kurti.
Kurti ka ngushëlluar edhe njëherë familjet, duke thënë se përgjegjësia i takon tërë trupës shoqërore.
“Ne nuk duhet të lejojmë që kujtesa jonë të mbushet me emra grash, duhet edukuar shpirti dhe arsyeja, nuk mund të tolerohen. Drejtësia është cështje e shoqërisë në tërësi, respekti i tjetrës-tjetrës dhe njeriut. Sot ngushëllojmë familjarët e Marigonës, ndërkaq, përgjegjësia i takon tërë trupës shoqërore”, tha i njëjti.
Rruga Press