KryesoreLajme

Sallahu: KEK-u fiton arbitrazhin ndërkombëtar kundër KEDS dhe KESCO. Kompensohet me rreth 9 milionë euro

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka njoftuar se Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), në bashkëpunim me Avokaturën Shtetërore të Ministrisë së Drejtësisë, ka fituar arbitrazhin ndërkombëtar në Zvicër kundër kompanive KEDS dhe KESCO.

Sipas Sallahut, në këtë proces gjyqësor, KEK-u ka qenë pala paditëse, ndërsa KEDS dhe KESCO palë të paditura për mospagesë të faturave të interesit për shfrytëzimin e energjisë elektrike gjatë viteve 2020-2024.

Lexo më shumë  Integrimi evropian dhe kostoja e lartë e jetesës në Shqipëri/ Hendeku mes çmimeve dhe të ardhurave mbetet i thellë

Me vendimin e arbitrazhit, KEDS dhe KESCO obligohen t’i paguajnë KEK-ut rreth 9 milionë euro në kompensim dhe për mbulimin e shpenzimeve të procedurës.

“Republika e Kosovës nuk po i ndalë fitoret në arenën ndërkombëtare, dhe ky është tregues që reflekton suksesin e qeverisjes sonë,” ka deklaruar Sallahu, duke shtuar se Kosova “do të aspirojë edhe më fuqishëm në mandatin tjetër, me rezultate që do të ndihen në të gjitha institucionet dhe në jetën e secilit qytetar.”, ka njoftuar Sallahu përmes një postimi në Facebook. 

Lexo më shumë  Inteligjenca ukrainase zbulon bashkëpunimin Rusi-Iran në luftë: Moska kishte pamje satelitore të bazës amerikane që u godit!

Rruga Press

YouTube player