Lajme

Lëvizja ‘Bashkë’ protestë, Arlind Qori: Tradhtarët s’e kanë vendin në Parlament

Lëvizja Bashkë ka organizuar jashtë Kuvendit sot një protestë.

Gjatë fjalës së tij, kreu i kësaj lëvizje, Arlind Qori, lëshoi akuza në drejtim të qeverisë, sa i takon trajtimit të pensionistëve.

“Kjo është tradhti. Tradhtarë të popullit shqiptar, të shtresës së mesme. Të sipërmarrësve të ndershëm. Tradhtaret s’e kanë vendin në Parlament, por në burg. Lëvizja Bashkë ka vite që merret me çështjen e pensioneve. Unë jam i gëzuar që ka shumë pensionistë, por dhe shumë qytetarë të moshave dhe kategorive të ndryshme. Pensionet janë nyja ku lidhen ekonomia me kategoritë e tjera”, tha Qori para protestuesve.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  OSBE dënon gjuhën seksiste ndaj Matoshit: Retorikë kundër standardeve