Njohja nga Siria, ambasadori gjerman uron Osmanin dhe qytetarët e Kosovës
Republika Arabe e Sirisë ka njohur shtetësinë e Kosovës. Lajmin e bëri të ditur dje presidentja Vjosa Osmani.
Lidhur me këtë arritje ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka përgëzuar presidenten Vjosa Osmani, qytetarët e Kosovës dhe shërbimin diplomatik të Kosovës.
Përmes një postimi në “Blusky” Rudolph tha se janë të lumtur me këtë dinamikë të re.
“Urime të sinqerta Presidentes Osmani, popullit të Kosovës dhe kolegëve tanë në shërbimin diplomatik të Kosovës për lajmin e jashtëzakonshëm që Kosova është njohur nga Siria! Shumë mirë të shihet kjo dinamikë e re. Gjermania gjithmonë ka qëndruar pranë pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës”, ka shkruar ambasadori Rudolph.
Ndryshe Ministria e Jashtme e Sirisë ka deklaruar se “njohja zyrtare e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran buron nga besimi i Sirisë në të drejtën e popujve për vetëvendosje dhe nga përkushtimi i saj për të promovuar paqen dhe stabilitetin në Ballkan dhe më gjerë”.
Rruga Press

