KryesoreLajme

Deklarata/ Punonjësi i KLSH u largua nga puna, kishte frikë të kontrollonte Ramën

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu ka treguar në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat për rastin e një punonjësi në KLSH, i cili u largua nga puna, pasi kishte frikë të auditonte punën e Kryeministrit. Shehu tha se është në dijeni të rasteve kur punonjës të KLSH-së kanë hezituar të kryejnë auditime që lidhen me Kryeministrinë, për shkak të frikës nga pasojat.

Lexo më shumë  Haxhiu për betimin e kryetarëve të rinj në komunat veriore: Nga një vend i bombave është shndërruar në një hapësirë ku jetohet qetësisht

Kreu i KLSH-së tregoi se ka marrë edhe një letër nga një person që shprehej se do t’u drejtohej institucioneve ndërkombëtare për ta mbështetur në përpjekjet për të audituar punën e kryeministrit.

“Më është dërguar një letër nga një person që do i drejtohej institucioneve ndërkombëtare për të më mbështetur mua për të audituar punën e kryeministrit, sepse unë nuk kam mundësi ta bëj këtë për shkak të frikës,” – tha Shehu.

Ai theksoi se pavarësisht vështirësive, nuk ka frikë nga askush përveç Zotit dhe ligjit.

“Çfarë të bëj unë në këto situata? Unë e fus veten tek ata persona që i frikem vetëm zotit dhe ligjit”, u shpreh Shehu.

Kreu i KLSH shpjegoi se kontrolli për kryeministrin kishte qenë i nevojshëm gjatë kohës kur Rama ishte përgjegjës për Punët e Jashtme gjatë kohës që zv.ministër ishte Gent Cakaj.

Lexo më shumë  Ajeti jep një lajm të mirë: Kosova ndër ekonomitë me rritjen më të shpejtë në kontinent
YouTube player