KryesoreLajme

Maqedonci flet për situatën e sigurisë me ambasadorin gjerman

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim të mërkurën ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, me të cilin kanë diskutuar për situatën e sigurisë.

Në njoftimin e lëshuar nga Maqedonci në Facebook, thuhet se ambasadori gjerman është informuar edhe për kapacitetet aktuale të FSK-së.

Maqedonci ka shtuar se diplomatit gjerman i ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen që shteti që ai përfaqëson i ka dhënë Kosovës.

Lexo më shumë  Kasami inspekton punimet në rrugën Tetovë–Prizren: Projekt strategjik për lidhjen me Kosovën

“Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e gjatë të shtetit gjerman ndaj Republikës së Kosovës, praninë e shtuar të trupave gjermane në kuadër të KFOR-it, si dhe besimin e thellë që ky bashkëpunim dhe me ambasadorin Rudolph do të vazhdojë në drejtim të thellimit të bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dy shtete që ndajmë interesa të përbashkëta”, ka shkruar Maqedonci.

Lexo më shumë  Bastisje në Zubin Potok, Policia konfiskon armë, municion dhe pajisje ushtarake

Rruga Press

YouTube player