KryesoreLajme

Murati: Vendimi i Supremes për veteranët s’ka lidhje me Qeverinë Kurti, është nga koha e PDK-LDK

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pas raportimeve se Gjykata Supreme ka shfuqizuar një udhëzim administrativ të miratuar nga Qeveria Kurti. Ai ka sqaruar se vendimi i Gjykatës lidhet me një udhëzim administrativ të vitit 2015, të miratuar gjatë qeverisjes së koalicionit PDK-LDK.

“Nuk bëhet fjalë për ndonjë udhëzim të miratuar gjatë mandatit të Qeverisë Kurti,” theksoi Murati, duke ftuar mediat që të përmbahen nga raportimet e pasakta.

Lexo më shumë  Të pandalshëm prej 76 ditësh, protestuesit sot sërish kundër qeverisë, kërkohet largimi i Ramës

Sipas tij, Gjykata Supreme ka shfuqizuar një nen të udhëzimit që kërkonte dëshminë nga ATK se veterani nuk ishte i punësuar, pasi ai binte ndesh me ligjin e ndryshuar për veteranët në vitin 2017.

Murati shtoi se Qeveria Kurti është angazhuar për ta hequr kufizimin e punësimit për veteranët dhe do të analizojë nëse vendimi i Supremes është i mjaftueshëm për t’u mundësuar përfitimet edhe atyre që punojnë jashtë sektorit publik.

Lexo më shumë  Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë! Diaspora shqiptare bashkohet masivisht në protestën kundër Ramës, shpaloset flamuri gjigant kuq e zi

“Kryeministri Kurti e ka dhënë zotimin publik, dhe ne do të punojmë për ta realizuar atë sa më parë,” përfundoi ministri.

Rruga Press

YouTube player