KryesoreLajme

Raundi i dytë i zgjedhjeve më 9 nëntor, LVV synon fitore në 12 komuna

Më 9 nëntor do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në disa komuna të Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje, përmes një njoftimi për media, njofton se kjo parti është në balotazh në 12 komuna.

“Bashkë për fitore më 9 nëntor! Prishtinë, Mitrovicë, Gjilan, Prizren, Pejë, Gjakovë, Vushtrri, Rahovec, Fushë Kosovë, Obiliq, Kaçanik, Viti – Bashkë fitojmë! Në 12 komuna, me 12 kandidatë që përfaqësojnë punën, ndershmërinë dhe vizionin për zhvillim”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

Lexo më shumë  Haga dënoi ish-krerët e UÇK-së, Tritan Shehu thirrje Kuvendit: Të fusim sot në rend dite Rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë, çështje urgjente!

Tutje, LVV ka bërë thirrje që qytetarët të dalin në zgjedhje dhe të votojnë.

“Për një komunë më të drejtë, më të ndershme e më të mirë për të gjithë. Më 9 nëntor dalim të gjithë Bashkë, sepse Bashkë është forca jonë. Bashkë, numri është 105”.

Rruga Press

YouTube player