‘Heshtja e Dumani flet më shumë se kullat e Tiranës’, Xhaferri: Rama, Kryespekulant Imobiliar të karteleve të drogës!
Deputeti i PD, Besart Xhaferri, në një postim në rrjetet sociale shkruan se thirrjet e Edi Ramës për qytetarët të “blinin prona, blinin prona” e ekspozojnë atë si Kryespekulant Imobiliar të karteleve të drogës.
Xhaferri thekson se për këtë arsye ai pyeti kreun e SPAK-ut nëse ka nisur hetim ndaj kryeministrit për pastrimin e parave në sektorin e ndërtimit. Megjithëse kreu i SPAK, Dumani, lexoi pyetjen, ai zgjodhi të heshtë, një heshtje që sipas Xhaferrit flet më shumë se vetë projektet e ndërtuara të firmës së Edi Ramës.
Deputeti shton se firmën e Ramës e mbajnë projektet e krerëve të grupeve të strukturuara kriminale, të ekspozuar nga SKY ECC si baronë të drogës në Ballkan, duke nxjerrë në pah një lidhje të dyshimtë mes pushtetit dhe biznesit të ndërtimit.
Postimi i plotë:
Blini prona,blini prona.” Heshtja e Dumanit nëse Rama duhet të hetohet për pastrimin e parave në ndërtim flet po aq sa kullat e Tiranës!
Thirrjet e Edi Ramës blini prona, blini prona e ekspozojnë atë si Kryespekulant Imobiliar të karteleve të drogës dhe për këtë e pyeta kreun e SPAK nëse ka hetim për Ramën për pastrimin e parave në ndërtim.
Dumani dhe pse e lexoi pyetjen, zgjodhi heshtjen, dhe heshtja e tij flet më shumë se kullat e drogës, që janë projektuar dhe mbajnë firmën e Edi Ramës
Firmën e Edi Ramës e mbajnë projekte të krerëve të grupeve të strukturuara kriminale që SKY ECC i ka ekspozuar si baronë të drogës në Ballkan!
Rruga Press

