Bota

Situata kaotike në Afganistan! Biden nuk shtyn afatin e evakuimit, OKB paralajmëron krizë humanitare ndërkohë që Banka Botërore bllokon financimet në vend

Presidenti amerikan Joe Biden tha se SHBA është “në ritëm” për të përmbushur afatin brenda 31 gushitt për evakuimet, pavarësisht thirrjeve të mëparshme nga aleatët për një zgjatje.

Sa më shpejt të përfundojmë aq më mirë. Talibanët kanë ndërmarrë hapa për të ndihmuar në nxjerrjen e njerëzve tanë. Askush prej nesh nuk do të marrë fjalën e talebanëve për këtë.”- tha ai.

Vendet e G7, pra  SHBA, Britania e Madhe, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia dhe Japonia diskutuan rreth Afganistanit dhe qëllimit të tyre, për shtyrjen e afatit të tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani. Duke peshuar rreziqet që paraqet mbajtja e forcave në terren përtej afatit, Biden zgjodhi të përfundojë misionin të martën e ardhshme. Kjo datë ishte rënë dakord më parë në një marrëveshje me talebanët, para se grupi militant të merrte kontrollin pothuajse të plotë të vendit.

Lexo më shumë  Shefi i Forcave Ajrore të SHBA: Lufta me Kinën dhe Rusinë mund të ndodhë në çdo moment

Ndërkohë Banka Botërore ndaloi financimin për projektet në Afganistan duke përmendur shqetësimet se si kontrolli i talebanëve do të ndikonte në perspektivat e zhvillimit të vendit, veçanërisht për gratë.

Organizata Botërore e Shëndetit paralajmëroi se kishte vetëm furnizime të mjaftueshme mjekësore në Afganistan për një javë, duke thënë se përpjekjet për të ofruar furnizime mjekësore ishin bllokuar për shkak të kufizimeve në aeroportin e Kabulit.

Faqja e akomodimit AirBnB premtoi të sigurojë strehim të përkohshëm për 20,000 refugjatë pa pagesë për ti ndihmuar ata të zhvendosen në të gjithë botën.

Rusia do të përdorë katër avionë për të evakuuar më shumë se 500 njerëz, qytetarë të saj dhe shtetas të shteteve të tjera ish-sovjetike, nga Afganistani

Lexo më shumë  Kuleba: Trump nuk mund të bëjë marrëveshje paqeje me Rusinë për Ukrainën

Transporti ajror është duke u rritur, me më shumë se 21,000 njerëz të evakuuar që nga e diela. Largimi i disa trupave amerikane para afatit të 31 gushtit “nuk ndikon në misionin”. Të paktën 70,700 njerëz janë transportuar me aeroplan nga Kabuli, i cili ra në duart e talebanëve nëntë ditë më parë. Militantët kanë kundërshtuar çdo zgjatje të afatit të evakuimit.

Talebanët zbatuan një version të rreptë të ligjit islam kur drejtuan Afganistanin para vitit 2001. Që kur u kthyen në pushtet, ata janë përpjekur të përcjellin një imazh më të përmbajtur, duke premtuar të drejta për gratë dhe vajzat dhe njëfarë lirie të fjalës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *