KryesoreLajme

Kamberi në Senatin amerikan: Shqiptarët e Luginës kërkojnë vëmendjen ndërkombëtare

Deputeti shqiptar nga Lugina e Preshevës, Shaip Kamberi, ka zhvilluar një takim të hapur dhe miqësor me Senatorin amerikan Cory Booker, një nga zërat më të fuqishëm në Senatin e Shteteve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, barazinë dhe drejtësinë, anëtar i Komitetit për Punët e Jashtme.

Në njoftimin e tij, Kamberi ka bërë të ditur se gjatë takimit është diskutuar për gjendjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, duke theksuar se barazia dhe dinjiteti i tyre janë çështje që kërkojnë vëmendje dhe angazhim ndërkombëtar.

Lexo më shumë  Kur mosnjohja e shtetësisë shpërblehet: Lista Serbe fiton në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës

“Barazia dhe dinjiteti i shqiptarëve në këtë pjesë të Ballkanit janë çështje që kërkojnë vëmendje dhe angazhim ndërkombëtar, ashtu si në çdo vend ku respektohen vlerat demokratike,” ka theksuar Kamberi.

Ai gjithashtu ka falënderuar Senatorin Booker për dëgjimin, mirëkuptimin dhe gatishmërinë për të ndjekur nga afër zhvillimet në rajon.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  32 komuna përmbyllin procesin, vetëm edhe 400 vendvotime mbetet të rinumërohen