Bota

Gjashtë metra nën tokë/ Brenda spitalit sekret që trajton ushtarët ukrainas të plagosur nga dronët rusë

Midis shkurreve të dendura, fshihet hyrja e një spitali të pazakontë. Një tunel i pjerrët prej druri zbret në një sallë pritjeje të ndriçuar mirë. Brenda ndodhet një njësi kirurgjikale e pajisur me shtretër, monitorë kardiakë dhe respiratorë. Raftet janë të mbushura me pajisje mjekësore, ilaçe dhe rroba të pastra për të plagosurit. Në dhomën e stafit, ku ndodhen një makinë larëse dhe një ibrik elektrik, mjekët ndjekin në ekran lëvizjet e dronëve rusë që enden në qiell. Ky është spitali sekret nëntokësor i Ukrainës.

Lexo më shumë  Momenti kur një tanker rus goditet nga dronë detarë

Ai u hap në muajin gusht dhe është i dyti i këtij lloji, i vendosur në lindje të vendit, pranë vijës së frontit dhe qytetit të Pokrovskut, në rajonin e Donetskut.

“Ndodhemi gjashtë metra nën tokë. Është mënyra më e sigurt për të ndihmuar ushtarët tanë të plagosur dhe për të mbrojtur stafin mjekësor”, tha kirurgu i spitalit, major Oleksandr Holovashçenko.

Kjo qendër stabilizimi trajton 30 deri në 40 pacientë çdo ditë. Gjendjet e tyre janë të ndryshme: disa kanë plagë të rënda në këmbë që kërkojnë amputim, të tjerë kanë dëmtime të barkut, ndërsa disa mund të ecin vetë. Sipas mjekëve, pothuajse të gjithë janë viktima të dronëve rusë të tipit FPV (First-Person Vieë), që hedhin granata me saktësi vdekjeprurëse.

Lexo më shumë  BE- ja Belgjikës: Do trajtoheni si Hungaria nëse nuk ndihmoni Ukrainën

Rruga Press

YouTube player