KryesoreLajme

Fshati Lin i Pogradecit shpallet “Ansambël Arkitektonik Urban”, pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

Fshati piktoresk i Linit në Shqipëri është shpallur “Ansambël Arkitektonik Urban” dhe tashmë është përfshirë në zonën shqiptare të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, si pjesë e “Trashëgimisë Natyrore dhe Kulturore të Rajonit të Ohrit”.

Ky status i ri përfaqëson një vlerësim të veçantë për peizazhin unik të Linit, një fshat u vogël i cili ndodhet në juglindje të Shqipërisë, në afërsi të Liqenit të Pogradecit, ku ndërthuren në mënyrë harmonike trashëgimia kulturore dhe ajo natyrore. Fshati ruan strukturën tradicionale urbanistike me rrugica karakteristike prej kalldrëmi, ndërsa arkitektura vernakulare pasqyron teknika ndërtimi dhe materiale vendase, të përshtatura mjeshtërisht me klimën dhe resurset lokale.

Lexo më shumë  Klodian Braho në krye të SPAK, mes presionit të ambasadave dhe llogarive politike

Rruga Press

YouTube player