KryesoreOpinion/Aktualitet

Si arriti Shellohi t’i bindë kaq shumë idiotë, se është patriot ?

Nga Lirim Gashi

Matematika logjike kuptohet vetëm nga ata njerëz sytë e të cilëve janë drejtpërdrejt të lidhur me trurin. Sepse kush e ka këtë lidhje, nuk mund ta gabojë kurrë rezultatin përfundimtar.

E megjithatë, çdo ditë ia bëj vetes të njëjtën pyetje tronditëse:

Si ka mundur Fatmir Sheholli t’i bindë aq shumë “VIP-a” të vetëshpallur nga fusha politike, mediatike dhe analitike, se ai është patriot i kalibrit më fisnik në historinë e njerëzimit ?

Aq fisnik dhe i zhdërvjellët, saqë edhe vetë James Bondi do t’ia kishte zili.

Nga kjo tronditje e përditshme më lind një pyetje edhe më e domosdoshme:

A janë këta njerëz vërtet aq të marrë sa shtiren, apo e shohin tradhtinë kombëtare si tifozët e futbollit skuadrën e tyre të dashur — duke mbetur të përkushtuar ndaj saj, edhe kur ajo e humb çdo ndeshje?

Por tradhtia nuk është një garë olimpike ku mjafton pjesëmarrja.

Ajo është forma më brutale e shkeljes së vlerave që i lidhin njerëzit e ndershëm me atdheun e tyre.

Megjithatë, shumë prej tyre hanin e pinin rregullisht me Shehollin.

Madje publikonin fotografi duke i lidhur gishtat e tyre të dorës me gishtat e tij tradhtarë, për ta krijuar shqiponjën që frymon serbisht, për të na përqeshur dinakërisht dhe për të na e dërguar mesazhin :

“Ja ku jam, po e pi një kafe turke me një patriot jashtëzakonsht të madh, për të cilin Vetëvendosja dhe udhëheqësi i saj shpirtëror ju kanë gënjyer se është bashkëpunëtori më besnik i Shërbimit Sekret Serb!”

Lexo më shumë  Skandaloze: Tifozët e klubit spanjoll shpalosin flamurin e Kosovës në ngjyrat e flamurit serb në Beograd

Sikur edhe një trembëdhjetëvjeçar që korruptohet me një çamçakëz, të ndikohej kaq lehtë prej tij, do të duhej ta ndiznim alarmin në kokë nga shqetësimi dhe ta pyesnim vetën:

Çfarë po ndodh atje ?

Por këtu nuk bëhet fjalë për një fëmijë — por për figura si Milaim Zeka, Hysen Berisha, Lutfi Haziri, Adriatik Kelmendi, Baton Haxhiu, Lirim Mehmetaj, Berat Buzhala, Sadri Hajvani nga “Kojshia Show” e shumë të tjerë — një listë aq e gjatë, saqë më mungon durimi t’i përmend të gjithë.

Nëse Sheholli vetë ka deklaruar publikisht se është “miku më i ngushtë i Milan Radoiçiçit”, dhe kjo s’i ka penguar aspak atyre që të vazhdojnë ta takojnë dhe ta quajnë me mburrje mik të tyre besnik, atëherë kjo nuk është më naivitet — por tradhti e qëllimshme.

Sepse Sheholli u ka shërbyer atyre si hallkë e pazëvendësueshme në zinxhirin e turpit që i lidh me Radoiçiçin — me kriminelin të cilit, siç duket, i kanë borxh.

Instinkti im i pagabueshëm më thotë:

Përmes tij, ata ia kanë dërguar atij një mesazh të qartë:

“Mos na kërko ende borxhin, derisa ta rrëzojmë Albin Kurtin nga pushteti — sepse ai na e ka shembur deri në themel piramidën mafioze dhe tradhtare që e kemi ndërtuar bashkë me ty në veri të Kosovës, për mbi njëzet vjet rresht ”

Mirëpo, nën çatinë e asaj piramide fshihej gjithçka që e helmonte dhe e rrënonte shtetin tonë nga brenda :

Lexo më shumë  SPAK i mbyll derën Komisionit “Xhafaj 2” (Dokumentet)

Spiunazhi, tradhtia, krimi i organizuar, korrupsioni, trafikimit i drogës, armëve, femrave, madje edhe tregtia e paligjshme me kriptovaluta.

Prej këtij rrjeti tradhtar e kriminal ata jetonin — dhe e shijonin luksin si Perënditë Greke në Olimp, natyrisht në kurriz të buxhetit të shtetit, që financohet pothuajse vetëm nga taksapaguesit shqiptarë.

Një tradhti kaq të poshtër, kriminale, etike dhe morale nuk e ka bërë as Esat Toptani para njëqind vjetësh.

Nëse i shohim të gjitha këto fakte me gjakftohtësi, pamja bëhet e qartë si horizonti nën dritën e diellit të gushtit:

Këtu kemi të bëjmë me një tradhti të planifikuar dhe të gjithanshme ndaj interesave kombëtare — nga njerëz emrat e të cilëve ende s’i kam zbuluar plotësisht, sepse lista është tepër e gjatë.

Në të vërtetë, kjo nuk është detyra ime, por e prokurorisë dhe e gjyqësorit — që, për fat të keq, ndodhen nën kontrollin e tyre.

Por mbetet një pyetje e fundit, e hidhur:

Çfarë ndodhi me postin e nënkryetarit të Kuvendit nga Lista Serbe?

Dhe pse opozita e ndërpreu bllokadën e Kuvendit derisa ai të zgjidhej?

Përgjigjja është e thjeshtë — dhe njëkohësisht e frikshme :

A mos ndoshta Bilbil Sheholli, ka filluar të cicërojë më shumë se sa që duhet sa ishte në liri, prandaj ia kanë mbyllur gojën me dryrin e burgut ?

Dikur pleqtë tanë të urtë thoshin ;

“Bëhu bektesh e merre vesh”!

Sot unë po them;

“Bëhu Blerim Isuf dhe nerre sektetin me vete në bordello, përkatësisht në puf “!

Rruga Press

YouTube player