KryesoreLajme

Kurti: Kosova ndër 30 vendet më të sigurta në botë për investime, e para në rajon sipas Indeksit Global të Qëndrueshmërisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se vendi është renditur ndër shtetet më të sigurta në botë për investime, duke u pozicionuar në vendin e 26-të nga 226 shtete sipas Indeksit Global të Rrezikut dhe Qëndrueshmërisë së Investimeve, publikuar nga organizata Henley.

Kurti u shpreh se Kosova është e para në rajon dhe më përpara se disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian në këtë indeks, gjë që dëshmon përparimin ekonomik dhe forcimin e sundimit të ligjit në vend.

Lexo më shumë  Washington Post: Zyrtari hungarez ia dha sekretet e BE-së Rusisë

Sipas tij, ky vlerësim pason heqjen e Kosovës nga lista e “Shteteve në Situata të Brishta dhe Konflikti” nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), si dhe konstatimin e këtij institucioni se Kosova do të ketë rritjen ekonomike më të lartë në rajon për këtë vit.

“Kosova si vend i sigurt për të investuar është rezultat i punës sonë për forcimin e institucioneve, përmirësimin e klimës së biznesit dhe ofrimin e kushteve të favorshme për investime të qëndrueshme,” ka shkruar Kurti, duke theksuar se shteti po vazhdon të forcohet pavarësisht sfidave globale.

Lexo më shumë  Fermerët në Krujë të shqetësuar për çmimin e naftës: Bujqësia po vuan

Rruga Press

YouTube player